Site icon Telegrafi

Katër të vdekur dhe 149 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 149 raste të reja, ndërsa katër qytetarë kanë humbur jetën.

Aktualisht në dy spitalet Covid në vend po marrin shërbim 206 pacientë, ku 20 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar kështu në 8675 numrin e të shëruarve nga coronavirusi, që nga fillimi i epidemisë.

Exit mobile version