Telegrafi

“Katër të punësuar do t’i kthejnë 1 milionë denarë, kanë marrë rroga dhe nuk kanë ardhur në punë”

Buxheti i Agjencisë për punësim është dëmtuar për një milionë denarë nga katër të punësuar, të cilët kanë marrë rroga dhe nuk kanë ardhur në punë, informoi sot ushtruesja e detyrës drejtoresha e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska.

Sipas saj, bëhet fjalë për udhëheqësin e resurseve njerëzore pranë Agjencisë, drejtoreshën e Qendrës për punësim pranë Bashkisë së Shkupit dhe dy persona nga Agjencia për punësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy prej tyre janë pranuar në punë në tetor të 2016, ndërsa marrëdhënia me punën ju ka mbaruar në shtator të këtij viti. Ata asnjëherë nuk janë paraqitur në vendin e punës.

Sipas Jovanovskas, personi i tretë është pranuar më 1 shkurt 2016, ndërsa marrëdhënia me punën i është ndërprerë më 25 tetor në të njëjtin vit dhe më pas është punësuar në ELEM. Personi i katërt në Agjencinë për punësim është paraqitur nga 05.11.2011 deri në qershor të këtij viti.

Jovanovska deklaroi se këto katër të punësuar së bashku me eprorët e tyre do t’u kërkohet t’i kthejnë gjithë paratë me të cilat e kanë dëmtuar buxhetin e Agjencisë./Telegrafi/