Mbrëmë u raportua për një aksident komunikacioni në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në kalimin malor Strazhë.
Zyrtarisht bëhet e ditur se dy automjete me regjistrim të Tetovës dhe Shkupit janë përplasur me njëra-tjetrën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raportohet se në veturë ka patur katër persona, të cilët me auto ambulancën janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë trajtuar.
Që të katër personat kanë pësuar lëndime të rënda trupore, prandaj edhe janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.
Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekspertizat e duhura të cilat duhet të ndriçojnë rastin në fjalë./Telegrafi/