Në një përleshje që ka ndodhur në orët e pasdites në Prishtinë, katër persona kanë marrë lëndime, njëri prej tyre nga therja me thikë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se lidhur me rastin tre persona janë arrestuar.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën ‘Agim Deva’ në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona , njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë)”, ka thënë Ahmeti.
Sipas zëdhënëses, lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona.
Ahmeti tha se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale. /Telegrafi/