Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Skenderaj-Drenas, përkatësisht në fshatin Polac.
Zëdhënësi i policisë së rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30, ndërsa katër persona janë lënduar.
Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy automjete civile.
“Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF, Skenderaj, më pas janë transferuar për në spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha ai.
Sipas tij, shkaktar i aksidentit konsiderohet pakujdesia e njërit nga drejtuesit e veturës, i cili ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës dhe ka goditur veturën tjetër.
Foto: Ilustrim