Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmjen e së premtes.
Rreth orës 20:00, dy vetura ishin të përfshira në një aksident në Tunelin e Parë në Mitrovicë.
Katër të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.
Lajmin për telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit lëndime kane pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti. /Telegrafi/