Telegrafi

Katër të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00 ka ndodhur aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila është duke hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/