Me propozim të Zyrës së Prokurorit Publik për krim të organizuar dhe korrupsion për caktimin e masës paraprake kundër 6 personave të mbuluar në rastin “Erazmus”, para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup, dje ishin të thirrur të gjashtë personat së bashku me avokatët e tyre dhe prokurorin publik për të komentuar në lidhje me masën e vazhduar, njoftoi sot Gjykata Penale në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë seancës, Prokurori për dy persona tërhoqi propozimin për masë parandaluese deri pas vlerësimin e arsyeve për propozim të 4 personave të tjerë, gjykatësi i procedurës paraprake ka sjellur një vendim për të pranuar propozimin e prokurorisë dhe B.SH, D.J., S.R. dhe Lj.J u ka caktuar masë për kujdes prej nenit 146 paragrafi. 1 p. 7 – Ndalim të marrjes së aktiviteteve të caktuara të punës në lidhje me krimin, dhe se masa do të zgjasë deri sa të jetë e nevojshme, dhe derisa aktgjykimi të merr formë të prerë. Këto zgjidhje, klientët kanë të drejtë ankese te Këshilli penal në këtë gjykatë”, thuhet në vendim.
Më herët Telegrafi Maqedoni ka njoftuar se sipas prokurores, 2800 euro është vlera e ryshfetit e profesorëve, ndërkaq për dy persona nga fakulteti ekonomik, ekziston dyshim se kanë kryer abuzime seksuale, mirëpo hetimet vazhdojnë./Telegrafi/