Telegrafi

Katër të arrestuar për vjedhje të naftës

Raportohet se të dyshuar të panjohur në Han të Elezit kanë vjedhur derivate nafte nga kontejneri i një kompanie.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre shtetas të Maqedonisë dhe një shqiptar dhe janë konfiskuar mjetet/pajisjet me të cilat dyshohet të jetë kryer vjedhja e naftës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes, ka njoftuar Policia.