Katër persona janë arrestuar sot nga policia turke në lidhje me sulmin me bombë që ndodhi të dielën pasdite në Ankara.
Arrestimet nga forcat antiterroriste janë kryer në provincën Sanliurfa, në afërsi të kufirit me Sirinë.
Nga sulmet me bombë në kryeqytetin turk mbetën të vrarë 37 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Shpërthimi u regjistrua në afërsi të qendrës tregtare “Kizilay Square” pranë një stacioni publik të transportit, ku ka shumë autobusë si dhe metroja.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:45 minuta me orën lokale, ndërsa shpërthimi i bombës u krye nëpërmjet një makine.
Nga sulmi mbetën të plagosur 125 persona, nga të cilët 19 prej tyre janë në gjendje të rëndë.