Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’, raste këto të raportuara javë më parë.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, ndërmjet datave 24 dhe 25 nëntor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar: F.B. 20 vjeçar, J B. 17 vjeçar,L. H. 18 vjeçar dhe M. D. 17 vjeçar.
Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë sekuestruar: një biçikletë, një sonny play, dy dirigjues sony, një zmadhues zëri, një adapter, veshmbathje, disa palë këpucë, një shufër metalike.
Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. /Telegrafi/