Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin se të njëjtit janë marrë me prostitucion.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë. “Janë arrestuar katër të dyshuar, dy femra dhe dy meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur”, ka njoftuar policia.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/