Site icon Telegrafi

Katër të akuzuarit për vjedhjen në “Tutunska Banka” pranojnë fajin, nuk tregojnë ku janë paratë

Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në lidhje me vjedhjen në “Tutunska Banka”, katër të akuzuarit pranuan fajin për veprën penale me të cilën ngarkohen.

Prokuroria e Shkupit njoftoi se të katërtit u deklaruan fajtor dhe se me keqpërdorim të pozitës së tyre të punës dhe me njohje të procesit të punës në bankë, në mënyrë joligjore kanë marrë 400 mijë franga zviceriane dhe 375 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhepse pranuan aktin prokuror, të akuzuarit nuk zbuluan çfarë kanë bërë me paratë e vjedhura.

Pasi të akuzuarit pranuan fajin, gjykatësi caktoi seancë më 27 tetor, në të cilën do të thuhen fjalët përfundimtare kundër tyre.

Për veprën “vjedhje e rëndë” që ka të bëjë me shifra të mëdha, parashihet burg prej 3 muaj deri 10 vite./Telegrafi/

 

Exit mobile version