Telegrafi

Katër sulme e 17 kërcënime ndaj gazetarëve në Kosovë gjatë vitit 2020

Në vitin 2020 janë raportuar katër raste të sulmeve dhe 17 raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve në Kosovë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në këtë konferencë, Leonora Dalipi nga AGK-ja ka thënë se përveç sfidave të përditshme, gazetarët në mbarë botën janë përballur edhe me raportimin në kohë pandemie.

“…Edhe sot ua kujtojmë institucioneve detyrimin e fjalës së lirë me liri të garantuar. Zvarritja e proceseve gjyqësore ndaj gazetarëve vazhdojnë të mbeten pengesa kryesore në ushtrimin e profesionit”, tha ajo.

Sipas saj, në adresë të AGK-së është rritur edhe numri i rasteve të raportimit për pengim në punë.