Site icon Telegrafi

Katër stile bukurie të frymëzuara nga stilistët botërorë

The Craft
Ky stil konsiston në theksimin e syve përmes një lapsi ose peneli ngjyrë gri e hapur ose metali, si dhe në theksimin e mollëzave me buzëkuq me ngjyrë të lehtë rozë. Buzët duhet të jenë sa më natyrale. Ky stil këshillohet nga Dior.

Puff Piece
Ky stil i këshilluar nga ekspertët e bukurisë të Chanel konsiston në volumin e flokëve përmes zgjatjes, shkruan Ladyalbania. Ky stil është i përshtatshëm për ato femra që duan të bien në sy dhe që kanë një karakter të fortë e që shquhen për kreativitetin e tyre.

Wing Span
Stili Wing Span këshillohet nga drejtori kreativ i P& G, të Versace, ku ideja kryesore qëndron në theksimin e dukshëm të syve në nuancat e blusë së errët.

Smoke Show
Një stil ky i sugjeruar nga Giorgio Armani, ku theksi qëndron te buzët me nuanca të çelura të të kuqes, shegës e boronicës dhe me sfumimin e syve në tonalitete gri. Edhe ky stil është shumë natyral dhe i përshtatshëm për sezonin e vjeshtës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version