Telegrafi

Katër stadiumet ku Chelsea mund të luajë, në rast se kalon plani për ridazjnimin e Stamford Bridge

Chelsea mund të detyrohet të luajë larg Stamford Bridge për katër vitet e ardhshme si pjesë e planeve të tyre për të ndërtuar një stadium të ri.

Siç zbulohet nga Sportsmail, vendet e mundshme të përkohshme për Blues përfshijnë Craven Cottage, Twickenham, London Stadium ose Wembley.

Ekziston mundësia që Chelsea të luajë shumicën e ndeshjeve të ligës në Craven Cottage, me disa nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier të luhen edhe në Twickenham.

Lexo po ashtu Abramovich donte ta kthente "Regent Park" në terren stërvitor të Chelsea, përpara të mësonte se ishte në pronësi të Mbretëreshës

Klubit ende i duhet të kapërcejë disa pengesa nëse planet e tyre për të ndërtuar një terren të ri në Stamford Bridge do të realizohen.

Stadiumi, i cili mund të ketë një kapacitet prej 60,000 ulësesh ka të ngjarë të kushtojë deri në dy miliardë euro.

Chelsea synon të blejë një pronë afër Stamford Bridge, për të zgjeruar kapacitetin e tij, por raportohet se nëse kjo ide nuk kalon, mund të zgjerohet në hapësirat aktuale. /Telegrafi/