Testet e shtatzënisë dhe ultrazërat janë sigurisht mënyrat më të sigurta për t’u siguruar se a jeni shtatzënë apo jo.
Por ka edhe simptoma dhe shenja tjera të cilat duhet t’i analizoni nëse dyshoni se jeni shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Vonesa e menstruacioneve
Kjo është shenja më e hershme dhe më e ‘besueshme’ që tregon se jeni shtatzënë.
Ndryshimet në gjinj
Nëse keni vërejtur se gjokset ju duken më të mëdha, atëherë kjo është shenjë tjetër.
Kapsllëku
Problemet me kapsllëk janë po ashtu indikatorë të shtatzënisë.
Shije e çuditshme në gojë
Disa femra raportojnë se në fazën e hershme të shtatzënisë kanë një shije të çuditshme metalike në gojë. /Telegrafi/