Telegrafi

Katër shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident në Qafë Thanë

Katër shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite në afërsi të kalimit kufitar Qafë Thanë. Në aksident ka qenë një veturë me tabela të Maqedonisë.

Gazeta “Shekulli” shkruan se në aksident janë lënduar shtetasin e Maqedonisë Valerija K (25), Orhidea V (38), A.V (17) dhe Andrea K që kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdid, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia bën hetimin e vendit të ngjarjes. Sipas të dhënave, vetura deri më tash nga arsye të panjohura, ka kaluar në anën e kundër të korsisë dhe ka goditur një automjet me tabela të Shqipërisë, më pastaj ka goditur edhe një veturë tjetër.

Shumë gjasa ka që arsyeja e aksidentit të ketë qenë korsia e lagur dhe mospërshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës./Telegrafi/