Site icon Telegrafi

Edhe Shpat Kasapi mund t’iu bashkohet shqiptarëve pjesëmarrës në Eurovision

Eugent Bushpepa, ishte i pari shqiptar që mori dritën jeshile nga Festivali i RTSH për të përfaqësuar Shqipërinë në garën më të madhe të muzikës në Europë.

Pak javë më vonë, Qipro vendosi një shqiptare si reprezantuesen e tyre.

Fjala është për Eleni Foureira e cila do të këndoj “Fuego”.

Teksa, pak ditë më parë Itali përzgjodhi këngëtarin Ermal Meta për të kënduar në skenën e “Eurovision”.

Lexo po ashtu Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira - tre shqiptarë konkurrojnë këtë vit në Eurovision

Mirëpo, tani është zbuluar se një tjetër këngëtar po synon të këndoj në EuroSong. Fjala është për Shpat Kasapin i cili i ka dërguar këngën e tij seleksionuesëve të Maqedonisë për këtë garë muzikore, transmeton Prive.

Mbetet të shihet nëse edhe Maqedonia, do të zgjedh një këngëtar shqiptar për ti përfaqësuar, kurse viti 2018 duket se do jetë vit i shqiptarëve në Eurovision.

Exit mobile version