Për shkak të përfitimeve afatshkurtra, ne i injorojmë shumë shprehi të cilat në periudhë afatgjate na shkatërrojnë shëndetin.
Por, përmes fushatave të ndryshme njerëzit janë duke u larguar nga këto shprehi si pirja e duhanit që shkakton shumë probleme shëndetësore, tranmseton Telegrafi.
Sidoqoftë, përveç duhanit, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm edhe për shumë shprehi tjera të vogla që i kemi, por që në të ardhmen do të na shkaktojnë disa probleme shumë serioze shëndetësore.
Mos e mbani më kuletën në xhepin e pasmë
Nëse jeni mashkull dhe keni shprehi ta mbani kuletën në xhepin e pasmë, duhet të dini se kjo shpinë në dhimbje të shpinës në të ardhmen si pasojë e dhimbjes të nervit shiatik që shkaktohet nga kuleta.
Termi mjekësor për këtë sëmundje është sindroma piriformis, dhe mundësitë për të vuajtur nga kjo sindromë rriten nëse jeni mashkull që vazhdimisht qëndroni të ulur apo vozitni me kuletën në xhepin e pasmë.
Konsumimi i tepërt i sheqerit
Pavarësisht se e dimë që sheqeri është ndër përbërësit më të dëmshëm, ne prapë vazhdojmë ta konsumojmë çdo ditë.
Sheqeri është aq i dëmshëm saqë shkencëtarët francezë kanë raportuar se minjtë kanë zgjedhur sheqerin para kokainës, pavarësisht se kanë qenë të varur nga kokaina.
Një studim tjetër tregon se sheqeri ndikon në fitimin e peshës së tepërt.
Mos kaloni shumë kohë duke qëndruar ulur
Një studim i publikuar në Annals of Internal Medicine ka zbuluar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë i rritë mundësitë për vdekje të parakohshme, transmeton Telegrafi.
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shpinë te vdekja përmes problemeve kardiovaskulare dhe kancerit. Veç kësaj, nëse jeni të “ngjitur” për karrige mbi tetë orë në ditë, atëherë mundësitë për të zhvilluar tipin 2 të diabetit rriten për rreth 90 për qind.
Mos e shmangni mëngjesin
Të gjithë e dimë se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës. Por, pak persona e dinë që nëse nuk hani mëngjes kjo do t’ju sjell pasoja në peshë, nivele të energjisë dhe nivele të sheqerit në gjak.
Veç kësaj, shmangia e mëngjesit e mban metabolizmin të ngadaltë.
Nëse jeni adhurues i kafeinës, atëherë për ju preferohet një mëngjes i pasur me proteina.
Sipas një studimi të publikuar në Nutrition research and Practice, ata që hanë mëngjes çdo ditë konsumojnë më shumë vlera ushqyese, djegin më shumë kalori, kanë përqendrim më të lartë si dhe disponim më të mirë. /Telegrafi/