Site icon Telegrafi

Katër shenjat që tregojnë se jeni duke humbur muskuj, jo yndyrë

Humbja e peshës nuk është proces i lehtë. Nga ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes e deri te stërvitjet rigoroze, padyshim se vendimi për të humbur peshë jua ndryshon stilin e jetesës

Dhe, zakonisht qëllimi është ta zvogëloni nivelin e yndyrës në trup, ndërkaq njëkohësisht ta rritni atë të muskujve.

Por, ndonjëherë, gjatë këtij rrugëtimi mund të jeni duke e bërë të kundërtën pa vetëdije – pra, duke humbur muskuj në vend të yndyrës, transmeton Telegrafi.

Si ta dini nëse po ju ndodh kjo?

Ushtrimet janë bërë më të vështira

Mund t’ju duket e qartë, por nëse jeni duke humbur peshë, ushtrimet fizike do t’ju duken më të vështira për t’i bërë.

Pra, ju do të vëreni humbje të forcës.

Nuk keni energji për t’i bërë aktivitetet e përditshme

Humbjen e muskujve nuk do ta vëreni vetëm në palestër.

Ushqyerja joadekuate mund të shpijë në reduktim të muskujve, gjë e cila shpie në një funksion të çrregullt e cila manifestohet me mungesë të energjisë.

E keni vërejtur se përqindja e yndyrës po ju mbetet e njëjtë

Nëse jeni duke humbur peshë por përqindja e yndyrës trupore po rrinë e njëjtë, atëherë kjo është ndër shenjat më të qarta se jeni duke humbur muskuj.

Jeni duke humbur peshë me ritëm të shpejt

Ndonëse keni dëshirë të humbni peshë sa më shpejt, ky nuk është lajm i mirë për masën muskulore.

Humbja e peshës kërkon pak kohë dhe durim – është maratonë, e jo sprint! Njerëzit duhet t’i humbin vetëm 0.5 deri në 1 kilogramë në javë, jo më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version