Të dyja gjinitë, si burrat, por edhe gratë janë të prekur nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsyeve të ndryshme që lidhen me një mënyrë jetëse të caktuar
Megjithatë ka shumë shenja dhe paralajmërime që na informojnë për problemet e zemrës dhe ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm.
Bright Side tregon katër shenjat paralajmëruese të sëmundjeve të zemrës që ju duhet t’i kushtoni vëmendje:
Dhimbja përhapet në krah
Shumë meshkuj përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa gratë përjetojnë të njëjtat dhimbje në të dy krahët.
Disa gra kanë thënë gjithashtu se përjetuan një dhimbje të pazakontë në bërryl përpara se të pësonin një atak kardiak. Kjo ndodh sepse dhimbja nga zemra shkon në kurriz kur nervat e trupit tuaj janë të lidhura dhe truri është konfuz dhe mendon se dhimbja është në krah, por në të vërtetë nuk është kështu.
Kollitja e vazhdueshme
Kollitja mund të rrjedhë nga çështje të ndryshme dhe mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare.
Kollitja e vazhdueshme që prodhon lëng të kuqërremtë që përmban gjak është shumë e zakonshme tek ata që kanë probleme me zemrën.
Nivelet ekstreme dhe të pazakonshme të ankthit
Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem që në moshë të re janë të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës. Ankthi mund të shkaktohet nga mënyra e jetesës shumë stresuese ose çrregullime të ndryshme.
Disa nga efektet e ankthit në zemrën tuaj përfshijnë tahikardinë, tensionin e rritur të gjakut dhe uljen e ritmit të zemrës.
Enjtja e këmbëve
Kur zemra juaj nuk pompon mirë, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet përreth dhe këmbët tuaja, e pësojnë, thjesht për shkak të gravitetit.
Kjo quhet edemë periferike dhe shumë njerëz që e kanë atë, nuk kanë sëmundje të zemrës. Mirëpo, kjo është një simptomë shumë e zakonshme në mesin e pacientëve të sëmundjeve të zemrës dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë. /Telegrafi/