Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas kanë sulmuar me spray neuroparalizues dy ushtarët shqiptarë
Dy prej të plagosurve janë identifikuar si Aldo Bici dhe Ardian Caka. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.
Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se tre prej ruseve janë kapur nga policia.
Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.
Prokuroria thotë se rusët ishin duke bërë foto dhe tentuan të hyjnë në perimetrin e uzinës.
Ende nuk eshte e qarte se çfarë janë apo çfarë synimesh kanë pasur.
Në rast se do ishin turistë thotë prokuroria nuk do reagonin me neuroparalizues, por do hetohet për të mësuar se cilët ishin dhe synimet e tyre.
Në uzinën mekanike të armëve në Gramsh nuk prodhohen armë prej vitit 1993. Me pas pati vetem montime dhe rregullime të armëve deri në vitin 2004.
Në këtë uzinë më vonë nisi procesi i demontimit të armëve i cili ka zgjatur deri para një viti.
Gjithesesi uzina ka armatime të ushtrisë brenda saj. Është objekt i rëndësisë së veçantë që ruhet nga ushtria shqiptare./Telegrafi/