Kur bëhet fjalë për thjesht një puthje, besojmë se nuk ka kufij për ta ndarë këtë moment me miqtë më të ngushtë. Por, kur tregoni aspekte më intime, sigurisht që kjo mund të cenoj besimin e partnerit/es suaj
Në fakt, a e dini nëse ata duan që të tjerët të mësojnë më shumë detaje për jetën tuaj seksuale në çift?
Ndonjëherë, zbulimi i këtyre momenteve e bën më të rehatshme dhe të pranueshme një bisedë mes miqsh, por kujdes! Ju mund të përfundoni duke thyer besimin e partnerit/es suaj në situata të caktuara.
Ne mund t’ju ndihmojmë të kuptoni se ku janë kufijtë për të ndarë aspekte nga jeta seksuale me miqtë/mikeshat tuaja!
Si fillim, zbuloni se çfarë i pëlqen partnerit/es
Ata kanë të drejtën e konfidencialitetit, kështu që ju nuk duhet të flisni për asgjë që ata nuk duan ta ndajnë me të tjerët. Gjithmonë bëni një bisedë të hapur para, edhe nëse keni një të dashur të momentit, një partner të ri prej disa kohësh apo i gëzoheni një lidhjeje të gjatë. Të kuptuarit e kufijve të atij/asaj mund të jenë tregues për atë që mund të rrëfeni në aspektin intim.
Fakti që mund të flisni për jetën seksuale, nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet ta bëni
Ndoshta nuk ka shanse, por ju rrezikoni që njerëzit të përdorin disa detaje kundër jush nëse prishni një raport miqësie apo ndaheni keq me një mik/e. Madje, mund të ndodh që një nga miqtë tuaj të fillojë të fantazojë për partnerin/en ose jetën tuaj seksuale. Ca gjëra janë të destinuara të jenë private, gjithmonë.
Ndani momentet që ju doni
Fakti që një partner do që t’i ndani me miqtë aspektet intime, nuk do të thotë se një tjetër do e pranojë. Disa nga miqtë tuaj mund të duan detaje intime, e të tjerë preferojnë gjëra më pak private. Flisni me ta dhe jini të qartë që në fillim të bisedës për privatësinë dhe momentet për të cilat doni të flisni, citon Anabel.
Mësoni formulën e rimëkëmbjes, sidomos pasi keni dhënë shumë informacion
Pavarësisht nga skenari, është më mirë që të jeni të sinqertë. Tregojini partnerit/es tuaj për gjërat intime që keni ndarë me miqtë dhe kërkoni mirëkuptimin e tyre. Kërkoni falje, pranoni se detajet tuaja mund ta ketë kaluar kufirin dhe sigurojini ata që nuk do bëni sërish të njëjtën gjë. /Telegrafi/