Site icon Telegrafi

Katër rregulla thelbësore, nëse doni një lidhje në çift ’pa drama’

Si fillim, duhet të dini se lajmi i mirë është që dramat në lidhje janë 100% të shmangshme, prandaj s’ka më vend për justifikime

1. Menaxhoni mendimet toksike që keni për partnerin

Nëse gjithë kohës i thoni vetes që ai është i papërgjegjshëm apo dembel, çfarë ndjesish prisni t’ju lidhin me të? Padyshim që të këqija! Do të ndjeni sikur keni “ngecur” me një njeri të papërgjegjshëm dhe dembel. Çfarë mund të bëni është të fokusoheni tek gjërat e mira të tij/saj.

Patjetër që është e rëndësishme të jeni realistë dhe të keni një mënyrë mendimi të shëndetshme, por përpiquni të mos e “shënjestroni” njeriun tuaj duke i vënë në dukje vetëm anët negative. Një mënyrë e mirë për t’i përballuar mendime të tilla është bisedë e gjatë e hollësishme me veten, shkruan Psychology Today.

2. Bëni herë pas here gjeste të vogla të lezetshme

Kjo do t’ju mbajë gjallë marrëdhënien dhe do t’ju afrojë më pranë njëri-tjetrit. Mos harroni të bëni gjeste të vogla çdo ditë për të siç mund të jetë, gatimi i pjatës së preferuar, një masazh shpine për pak minuta apo të dëgjosh me të muzikën e tij.

3. Kushtojini vëmendje përdorimit problematik të alkoolit ose drogave

Alkooli dhe substancat e tjera në dukje mund të krijojnë një atmosferë qetësuese, por përdorimi në masë patjetër që do të shkaktojë sjellje të pakëndshme, drama dhe fjalë pa filtra që në të shumtën e rasteve lëndojnë, citon Anabel.

4. Kërkoni empati, qetësi dhe biseda konstruktive

Sa herë jeni përballë një problemi, përgjegjësinë e tij duhet ta ndani mes jush. Nëse vazhdoni të fajësoni njëri-tjetrin dhe të dy e shmangni përgjegjësinë, më shumë energji negative dhe drama do të krijoni. Në vend që të bëni këtë, shihni brenda vetes dhe kuptoni ku qëndron problemi i të dyve para se të filloni me fajësimin.

Qetësohuni, bëhuni racionalë dhe të ndershëm në bisedat me të. Sa më shumë me qetësi të flisni, aq më pak egoja juaj ka fuqi të shkatërrojë gjithçka përmes dramave. /Telegrafi/

Exit mobile version