Telegrafi

Katër rinovime tjera te Gjilani (Foto)

Klubi i Gjilanit ua ka vazhduar kontratat edhe katër futbollistëve të tjerë.

Ylber Kastrati, Isa Eminhaziri, Donat Kaqiu dhe Salih Kosumi kanë rinovuar me klubin kuqebardh.

Lexo po ashtu Gjilani vazhdon kontratat me katër lojtarë (Foto)

“Pas katërshes së djeshme, sot kanë vazhduar kontratat me Gjilanin edhe Ylber Kastrati, Isa Eminhaziri, Donat Kaqiu dhe Salih Kosumi”.

“Sipas dy drejtoreve të klubit, Naser Ajeti dhe Sevdail Robelli, në ditët në vijim priten transferime të mëdha”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndryshe të martën, Gjilani ua vazhdoi kontratat katër lojtarëve:  Zgjim Mustafa, Betim Haxhimusa, Gëzim Rusi dhe Ergon Hyseni. /Telegrafi/