Site icon Telegrafi

Katër raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Foto: Ilustrim

Katër raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të martën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 466 testime, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 347.

Në 24 orët e fundit MSh-ja njofton se janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.827.083 doza të vaksinës.

822.338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version