Site icon Telegrafi

Katër raste pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Foto: Ilustrim

Katër qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit nga 443 testime sa janë bërë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190.

Në total numri i rasteve aktive është 57.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.843 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version