Katër qytete në Maqedoni kanë vetëm nga një rast aktiv me coronavirus, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
Resnja, Kratova, Vallandova dhe Krushevo kanë vetëm nga një rast aktiv me COVID-19.
Pehçeva ka dy raste aktive, ndërsa të gjitha komunat e tjera kanë numër më të madh të rasteve aktive.
Shkupi kryeson me 905 raste aktive, pasuar nga Kumanova-286, Shtipi-258, Tetova-158, Struga-171, Gostivari-298./Telegrafi/