Site icon Telegrafi

Katër pyetjet e PSD-së drejtuar ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati në një konferencë për media ka thënë se protesta e së hënës ka nxjerrë në pah një skandal sa i përket marrëdhënieve midis Qeverisë, ZRrE-së dhe KESCO.

Sipas tyre, ZRRE ka rritur çmimet por thonë se cili është çmimi nuk e di askush.

“Vetë kumtesa e ZRrE-së që u lëshua sot e konfirmoi kërkesën tonë. Vendimin thanë se do ta bëjnë publik pas disa ditësh, ndërkohë që faturat ka 10 ditë që faturohen me rritje”, tha Kastrati.

Pyetjet që nuk gjetën përgjigje sot do t’i përsërisim vazhdimisht:

1. Sa është çmimi i kilowatt-it për amvisëritë që shpenzojnë rrymë deri në 800 khw?

2. Sa është subvencionimi i Qeverisë për këdo që shpenzon rrymë deri në 800 khw?

3. Sa është subvencionimi për shpenzimet mbi 800 khw?

4. Sa është fitimi i KEDS?

Tutje thonë se mungesa e transparencës nuk është kurrë thjeshtë mungesë informacioni, por sipas tyre ajo është së paku indikacion se këtu ka një problematikë, një arsye pse po fshehen vendimet.

“Kriza e energjisë po shkakton krizë sociale, po e rrit pabarazinë. Buxheti i Republikës së Kosovës po dëmtohet, KEK po dëmtohet, KOSTT po dëmtohet. Është vetëm një i përkëdhelur në këtë mes: kompania KESCO”, tha në fund./Telegrafi/

Exit mobile version