Katër instruktorë të kolegjit amerikan që ligjërojnë në Kinë janë sulmuar me thikë teksa vizitonin një park publik, thanë zyrtarët amerikanë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mësuesit nga Kolegji Cornell në Iowa ishin në park në provincën Jilin, në Kinën verilindore me një anëtar të fakultetit nga Universiteti Beihua të hënën kur ndodhi sulmi, tha presidenti i kolegjit Jonathan Brand në një deklaratë.
Kolegji privat në Iowa bashkëpunon me universitetin pranë qytetit Jilin.
Detajet mbi shkallën e lëndimeve të grupit dhe nëse sulmi gjatë ditës ishte i shënjestruar apo i rastësishëm ishin të paqarta.
Four American educators are wounded after a stabbing in Beishan Park in China’s Jilin City.
The incident comes as Chinese leader Xi Jinping pushes for more student exchanges to bolster US-China relations.
The latest. pic.twitter.com/v1jnrcHZeB
— Kristie Lu Stout✌🏽 (@klustout) June 11, 2024
Përfaqësuesi i shtetit të Iowa-s, Adam Zabner ka thënë për mediat amerikane se vëllai i tij, David Zabner, ishte një nga grupi që vizitoi një tempull në parkun Beishan kur një burrë me thikë i sulmoi ata.
David Zabner “u plagos në krah gjatë një sulmi me thikë teksa vizitonte një tempull në qytetin Jilin, Kinë”, tha ai për Reuters – duke shtuar se po shërohej në spital.
6月10日,网传吉林市北山公园,有四名外国人遭遇袭击被捅 pic.twitter.com/yEaUFJbwpL
— 李老师不是你老师 (@whyyoutouzhele) June 10, 2024
“Kam folur me Davidin disa minuta më parë, ai është duke u rikuperuar nga lëndimet e tij dhe është mirë. Familja ime është jashtëzakonisht mirënjohëse që David i mbijetoi këtij sulmi”, shtoi Adam Zabner.
Asnjë deklaratë për incidentin nuk është lëshuar nga autoritetet kineze ndërsa Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se ishte në dijeni të raporteve për një goditje me thikë dhe se po monitoronte situatën. /Telegrafi/