Të katër policët – biondë dhe muskulozë të moshës 25 vjeçare – kishin ndërmend ta kalonin natën në Broadway për të parë shfaqjen “Të mjerët”.
Ndërsa ishin në vagonin e metrosë, dëgjuan një thirrje për ndihmë nga shoferi që kërkonte policët. Kur shkuan në vendngjarje gjetën 2 persona me ngjyrë duke u zënë.
Ata i ndanë dhe i bllokuan menjëherë. Pasagjerët filmuan ngjarjen me smartphone-t e tyre.
Shefi i policisë së Nju Jorkut, Bill Bratton, falënderoi 4 kolegët suedezë dhe nëpërmjet një statusi në twitter u shpreh se ndjehej krenar që i kishte njohur 4 djemtë.