Edhe pse gjatë seksit rekomandohet të kërkoni zona të reja erogjene te partneri, ekzistojnë pika në trup të cilat do të duhet t’i shmangni.
Femrat kanë zbuluar që prekja e këtyre pikave u shkakton ndjenjë të pakëndshme dhe dhembje, transmeton Telegrafi.
Ja për cilat pjesë të trupit është fjala:
Cerviksi
Cerviksi është gryka e mitrës. Edhe pse nuk mund ta shihni, është e mundshme ta prekni me penis.
Megjithatë, nëse arrini ta bëni këtë, kjo do të thotë që partnerja juaj nuk është mjaft e eksituar – sepse kur femra eksitohet mitra “ngrihet” dhe bën më shumë vend në vagjinën e femrës. Kjo te femra shkakton ndjenjë të pakëndshme.
“Koka” e klitorisit
Edhe pse prekja e klitorisit mund t’u jetë përvojë kulmore, shpesh mund të jetë edhe shumë e dhembshme. Për çka është fjala?
Në majë të klitorisit gjenden mbarimet nervore, prandaj nëse femra nuk është e eksituar, prekja mund t’i shkaktojë dhembje.
Shputat
Shumica e femrave nuk dëshirojnë prekjen e shputave gjatë seksit. Kjo do të thotë, edhe pse ka të mbathura çorape, nuk duhet t’ia hiqni nga këmbët e saj.
Për të arritur femra orgazmën, ajo duhet patjetër të jetë e relaksuar maksimalisht. Këmbët e ftohta asaj aspak nuk i ndihmojnë.
Vrima anale
Në rast se nuk keni biseduar për të dhe nuk keni marrë lejen, mos e prekni këtë vend.
Kini parasysh që shumicën e femrave prekja e kësaj pike nuk i eksiton, prandaj derisa të mos ju lejojë mos e bëni atë krye në vete. /Telegrafi/