Telegrafi

Katër persona të vrarë pas të shtënave në zona të ndryshme të Denverit

Një varg të shtënash në zonën e metrosë së Denverit la disa persona të vdekur dhe një oficer policie të plagosur, thane autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia konfirmon se janë të paktën katër persona të vdekur. I dyshuari është gjithashtu i vdekur.

“Janë katër zona të rëndësishme ku ndodhën të shtënat me armë zjarri, në qytet dhe në qarkun e Denverit”, tha shefi i policisë së Denverit, Paul Pazen.

Të shtënat e para nisën pak pas orës 17:00, kur tre persona u qëlluan, duke lënë të vdekur dy gra dhe një burrë të plagosur, sipas Pazen.

Një burrë u vra në një vend të dytë, dhe në një zone të tretë u shkrepën të shtënat, por nuk u raportua për të lënduar. /Telegrafi/