Katër persona njoftohet të jenë vrarë sonte nga disa të shtëna me armë në një kompleks argëtimi në Jacksonville, Florida.
Në qendrën e argëtimit Jacksonville Landind Arena ka qenë i pranishëm edhe një shtetas shqiptar, i cili merrte pjesë në një turne lojërash video, të organizuar aty.
Bëhet fjalë për adoleshentin Drini Gjoka, i cili ka mbetur i plagosur gjatë të shtënave në qendrën e populluar pasditen e të dielës.
Aktualisht djaloshi është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa lajmin e jep edhe me postimet e tij në Twitter, ku tregon tmerrin e përjetuar.
Mësohet se rreth 10 persona të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave, shkaku i të cilave nuk dihet ende.
Sipas nytimes, një person i armatosur ka vdekur në vendngjarje dhe ende nuk dihet nëse ekzistonte një tjetër person i armatosur.
Zyrtarët thanë se kërkimet po vazhdojnë./ Telegrafi