Një burrë është arrestuar pasi deri në katër persona u goditën me thikë në një seri sulmesh – në dukje të rastësishme – të dielën pasdite në zonën Stoneybatter të Dublinit, kryeqyteti i Republikës së Irlandës.
Të paktën një nga viktimat u sulmua teksa ishte në derën e tij pasi u kthye në shtëpi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Mësohet se i dyshuari ka goditur me thikë viktimat duke përdorur mjete të zakonshme shtëpiake.
Burimet thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se sulmet ishin të lidhura me terrorizmin.
Ndërkohë asnjë nga të sulmuarit nuk besohet se është në rrezik për jetën.
Banorëve vendas iu tha të shkonin brenda pak para orës 15:00 të së dielës pasi shërbimet e urgjencës u thirrën në Oxmantown Road dhe Niall Street në Dublin 7 pas një therje të raportuar me thikë në zonë.
Një i dyshuar u kap më pas aty pranë në Manor Place pas një kontrolli. Kuptohet se ai e kishte fytyrën të mbuluar kur u arrestua. /Telegrafi/