Katër persona janë shtruar në spitalin e Gostivarit me lëndime që i kanë marrë nga aksidenti në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.
Sipas SPB Tetovë, sot rreth orës 12:30 minuta, është denoncuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete “Fiat bravo” me targa të Shkupit dhe një “Chevrolet spark” me targa të Ohrit.
Janë lënduar katër persona, tre nga makina “Chevrolet” dhe një nga makina “Fiat”, të cilët menjëherë janë dërguar në Spitlain e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për dhënien e ndihmës mjekësore.
Në vijim kryhet ekspertiza nga Stacioni policor i Gostivarit./Telegrafi/