Site icon Telegrafi

Katër persona të lënduar në lojën e futbollit Vardari-Shkëndija

Drejtori i Përgjithshëm i klubit të futbollit “Shkëndija” I.R (46), një oficer i policisë dhe dy persona të tjerë janë lënduar në ndeshjen e djeshme Vardar – Shkëndija nga ‘Komitët’, në arenën “Filipi II Maqedoni” në Shkup, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, një pjesë e grupit të tifozëve të KF “Vardar” u përpoqën të ballafaqohen fizikisht me personat e menaxhimit të KF “Shkëndija” të vendosur në zonën VIP në pjesën jugore.

Pas ndihmës së parë të gjithë janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Menjehërë ka intervenuar Policia Speciale dhe i kanë ndaluar tifozët e Vardarit ndërsa kryesia e klubit dhe tifozët shqiptarë janë larguar nga stadiumi.

Janë marrë masa për qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version