Një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë.
Rasti ka ndodhur në komunën e Shtimes. Policia njofton se në vendin e ngjarje është gjetur një gëzhoj, ndërsa katër të dyshuarit janë arrestuar, nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/