Site icon Telegrafi

Katër persona lëndohen në aksident trafiku në Mitrovicë

Foto: Arkiv

Katër persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 14:00 në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Tutje sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugorë në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version