Një helikopter ushtarak etiopian me 23 pasagjerë në bord është rrëzuar të shtunën brenda kompleksit të Forcës së Sigurisë së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara për Abyein (UNISFA) në Sudanin e Jugut.
Katër nga pasagjerët e Helikopterit ushtarak ngelën të vdekur nga aksidenti ajror dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga ku dy në gjendje kritike për jetën.
Sipas mediave, përcjell Shqiptarja, helikopteri etiopian MI-8 ishte në operacion rutinë që mbante trupa etiopiane me itinerar nga Kadugli në Abyei.
Akoma janë të paqarta shkaqet e rrëzimit të mjetit ajror, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Etiopia ka rreth 4500 persona në terren për të mbështetur përpjekjet e UNISFA-s për të siguruar paqen dhe sigurinë në Abyei.