Një ortek në një zonë të Austrisë në kufi me Zvicrën ka lënë të vdekur katër persona, derisa një tjetër është zhdukur, në një ditë jashtëzakonisht të rrezikshme në Alpe pas reshjeve të dendura të borës së ndjekur nga moti më i ngrohtë, tha të premten një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një ortek tjetër më herë të premten vërshoi një pistë skish në resortin e njohur të Soeldon, ku pesë persona u shpëtuan, tha Patrick Ortler, mbikëqyrës i qendrës së kontrollit të shërbimeve të urgjencës në provincën e Tirolit ku ndodhën të dy ortekët.
Një person tjetër i kapur nga orteku vdekjeprurës pranë qytetit Spiss në kufirin me Zvicrën pësoi lëndime të lehta dhe bëhet e ditur se janë mobilizuar helikopterët e shpëtimit nga Zvicra dhe Austria, shtoi ai.
Nuk ishte menjëherë e qartë se në çfarë aktiviteti ishin të përfshirë viktimat e ortekëve në Spiss ose prej nga vinin ata, tha Ortler. /Telegrafi/