Sektori i punëve të brendshme në Manastir ka ngritur kallëzime penale ndaj katër personave të moshave 16-17 vjeçare, tre nga Manastiri dhe një nga Demir Hisari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këta persona dyshohet se kanë kryer vepër penale ”shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Ata dyshohet se më 7 mars të këtij viti kanë përgatitur katër kokteje molotovi dhe disa pre tyre i kanë hedhur në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir për ta djegur.
Sipas SPB të Manastirit, ADN-ja e gjetur gjatë hetimeve është përputhur me atë të personave të dyshuar. Për shkak se ata janë të mitur, policia nuk do t’i publikojë emrat, apo inicialet e tyre./Telegrafi/