Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve H.M, A.H, K.R, A.K.
I akuzuari H.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej tri vitesh dhe dënim me gjobë në shumë prej 800 eurove sepse në bashkëkryerje kishte kryer veprën penale “Grabitje” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I akuzuari A.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 2 (dy) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000 euro, sepse në bashkëkryerje kishte kryer veprën penale Grabitje si dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“E akuzuara K.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 2(dy) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000 euro , sepse në bashkëkryerje kishte kryer veprën penale Grabitje dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I akuzuari A.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 700 euro sepse kishte kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se të akuzuarit në bashkëkryerje në bazë të marrëveshjes paraprake kanë grabitur në forma të ndryshme me qëllim të përfitimit pasurorë të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/