Kështu ka bërë të ditur trajneri i kësaj skuadre, Tahir Lushtaku, shkruan Koha Ditore. Ditë më parë Drenica ishte përforcuar edhe me Taulant Dajakun.
Lushtaku, i cili mori drejtimin e Drenicës ditë më parë, tha se i duhet edhe një mesfushor dhe një mbrojtës, me të cilët është në bisedime.
"Është kthyer edhe Feriz Bajraktari e Liridon Syla. Kemi vazhduar bashkëpunimin edhe me lojtarët e mbetur. Presim të përforcohemi edhe me një mesfushor e një mbrojtës, me të cilët jemi në bisedime. Shpresoj që të krijojmë një skuadër kompakte, një skuadër stabile që të mos kemi telashe gjatë kampionatit, ku pritet të jetë i vështirë për ne që kemi nisur paksa me vonesë përgatitjet. Do të mundohemi t’i mbulojmë lojtarët e larguar", ka thënë Lushtaku.
Nga skuadra e Drenicës më herët janë larguar Dukagjin Gashi, Qemajl Elshani, Granit Arifi, Hysen Tahiri e Albios Thaçi.
"Nuk di çka të them për synimet, pasi ato t’i diktojnë kushtet financiare dhe fondi i lojtarëve. Do të bisedojmë së bashku me kryesinë për t’i parë cilat janë synimet", ka shtuar Lushtaku. /Koha/Telegrafi/