Telegrafi

Katër pacientë në gjendje kritike në Klinikën Infektive në Shkup

Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se në Klinikën Infektive momentalisht po shërohen 54 pacientë dhe katër prej tyre janë në  gjendje kritike.

“Katër pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 20 të tjerë kanë nevojë për maska oksigjeni. Personave të tjerë nuk ju duhet oksigjen  shtesë nga maskat”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se që nga shpallja e epidemisë deri tani janë kryer 3.518 testime ndërsa ekipet mobile nga nesër nisin me punë në Shkup.

Lexo po ashtu Maqedoni: 44 raste të reja me coronavirus, regjistrohen edhe dy viktima

Filipçe në konferencë për shtyp tha njoftoi për dy vdekjet që ndodhën sot si dhe për 44 rastet e reja./Telegrafi/