Telegrafi

Katër orë ligjërata për ndihmën e shpejtë, të pamjaftueshme për patentë shofer (VIDEO)

Në tre muajt e fundit të 2016-së 29 persona kanë vdekur në aksidente trafiku.

Persona të shumtë humbin jetën në aksidente rrugore, si pasojë e mungesës së njohurive të vozitësve që të reagojnë si duhet në rast të një aksidenti.

Zyrtarët e vozitësit, thonë se numri i orëve për ndihmën e parë është tejet i vogël, përpara se kandidatët të pajisen me leje për vozitje. Gjithçka që vozitësit potencial duhet të mësojnë për dhënien e ndihmës së parë, e mësojnë për katër orë.

Kryqi i Kuq, këto ligjërata që mësohen vetëm për katër orë ku i marrin njohuritë bazë, i vlerësojnë si të pakta, njofton Klan Kosova.

Të pamjaftueshme këto orë mësimi për dhënien e ndihmës së parë, po i konsiderojnë edhe ata që janë pajisur me leje për vozitje.

Se duhen shumë më shumë mësime të kësaj fushe, e thonë edhe doktorët.

Ndërkohë sipas ekspertëve të komunikacione në dhënien e ndihmës së parë përfshihen shumë faktorë.

E në Ministrin e Infrastrukturës, pranojnë se 4 orët e mësimit të ndihmës së parë janë të pakta.

Ndryshe, sipas policisë gjatë 3 mujorit të fundit  të vitit 2016, kanë ndodhur 4,194 aksidente, me 29 të vdekur.