Site icon Telegrafi

Katër opsionet e Lopeteguit për formacionin: Me tre sulmues, apo me Modric në bankë?

Sezoni i ri është gati dhe Julen Lopetegui do të përballet në testin e parë të vërtet nën drejtimin e Real Madridit. 

Superkupa e Evropës kundër Atletico Madridit, rivalit të madh lokal, pritet të jetë një ndeshje e madhe.

Shumë lojtarë kandidojnë për pozitat e startuesit, por Marca ka zgjedhur katër formacionet sulmuese që mund t’i përdorë trajneri spanjoll.

Casemiro në bankë

Casemiro ka luajtur në qendër të mesfushës, por në këtë ndeshje mund të luajë në mesfushë Isco, Toni Kross dhe Luka Modric.

Asensio në bankë

Te Real Madridi e dinë që Marco Asensio duhet të promovohet dhe nuk do të jetë e lehtë të lihet në bankë.

Por në një formacion me Iscon në sulm, Real do të dukej i rrezikshëm.

Ta lësh në bankë Karim Benzeman dhe të luajnë për një 9-sh 

Ka pasur shumë thirrje sidomos të tifozëve që Karim Benzema të jetë në bankë.

Asensio dhe Gareth Bale të luajnë në sulm, me një formacion 4-4-2.

Luka Modric në bankë 

Mesfushori kroat 32 vjeçar nuk po rinohet. Luka Modric pasi erdhi vonë në stërvitje pas Kampionatit Botëror mund të qëndrojë në bankë.

Ai ka qenë shumë i lidhur me Interin në javët e fundit. /Telegrafi/  

Exit mobile version