Site icon Telegrafi

Katër objekte të panjohura të rrumbullakëta zbulohen në hapësirë

Studiuesit kanë zbuluar objekte të ndritshme jashtë galaktikës sonë.

Astronomët nga Universiteti Western Sydney në Australi kanë gjetur 4 objekte në hapësirë.

Lloji i këtyre objekteve është plotësisht i panjohur, edhe pse thuhet se janë të rrumbullakëta.

Tre prej tyre gjithashtu shkëlqejnë shumë, veçanërisht rreth skajeve të tyre, si një unazë ose një flluskë, ndërsa objekti i katërt është formuar më shumë si një disk, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët ishin në gjendje të identifikonin 3 nga 4 objektet e çuditshme nga të dhënat e mbledhura.

Të katër objektet janë të vendosura në një distancë larg nga Rruga e Qumështit, megjithatë ne nuk dimë saktësisht se sa larg.

Në qiellin e natës, ato marrin rreth 3 për qind të madhësisë së hënës sonë.

Sidoqoftë, pasi nuk e dimë distancën e tyre, nuk dihet sa të vogla apo të mëdha janë në të vërtetë këto objekte.

Në punimin e tyre, studiuesit supozojnë se objektet nuk janë në Rrugën tonë të Qumështit. /Telegrafi/

Exit mobile version