Telegrafi

Katër nxënës u qëlluan jashtë shkollës së mesme në Çikago

Katër nxënës u qëlluan jashtë shkollës së mesme Benito Juarez në jugperëndim të qendrës së Çikagos të premten pasdite, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Çikagos. Zëdhënësi Larry Langford tha për CNN se dy prej tyre janë në “gjendje të rëndë”.

Nxënësit u qëlluan jashtë ndërtesës së shkollës, por në terrenin e shkollës, tha Langford, transmeton Telegrafi.

Ata u transportuan në Spitalin Stroger.

Policia e Çikagos nuk dha menjëherë detaje mbi rrethanat e të shtënave. /Telegrafi/